Weligton: Lionel Messi më shau me nënë

Weligton: Lionel Messi më shau me nënë

Weligton: Lionel Messi më shau me nënëQendërmbrojtësi i Malagas, Weligton, ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e shau atë me nënë dhe ai reagoi duke e kapur për fytyre argjentinasin.

Qendërmbrojtësi i Malagas, Weligton ka akuzuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi se e quajti: “Bir bushtre”, në përplasjen e tyre gjatë barazimit pa gola të mërkurën mbrëma.

“Jam munduar të parandaloj një pasim dhe pas përfundimit të aksionit, Messi u kthye nga unë dhe më quajti bir bushtre”, deklaroi 35-vjeçari për “Cope”.

Edhe pse Weligton u ndëshkua me karton të verdhë për veprimin e tij, edhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique u zverdh për shkak të kërkesës që anëtari i Malagas të përjashtohej.