UEFA vendos për shkuarjen e tifozëve shqiptar në Beograd

UEFA vendos për shkuarjen e tifozëve shqiptar në Beograd

UEFA vendos për shkuarjen e tifozëve shqiptar në BeogradSerbia ka arritur që për prezencën e tifozëve shqiptar në ndeshjen me kombëtaren shqiptare çështje t’ia gjuaj topin Federatës evropiane të futbollit.

Federata serbe e futbollit ka arritur ta ngrejë deri në nivelet e UEFA-së çështjen e paraqitjes së tifozëve shqiptar në stadiumin e Partizanit në Beograd për ndeshjen e 14 tetorit me Shqipërinë.

“Deri te kjo ka ardhur pasi që serbët kanë kërkuar të mos ketë tifozë mysafir as në Beograd dhe as në Elbasan”, raporojnë mediet beogradase, Kurir e Alo.

Federata serbe nuk ka qenë në gjendje të garantojë sigurinë për tifozët shqiptar, deri sa drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit kanë insistuar që tifozët serb të jenë prezent në Elbasan.

Kur mund të ketë një vendim të UEFA-së në lidhje me këtë çështje mbetet të shihet.