Tuna si Shote Galica

Tuna si Shote Galica

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, është përfshirë në listën e artistëve të ftuar nga Bashkia e Tiranës për aktivitetet e organizuara në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ajo është përzgjedhur që të interpretojë festive në koncertin me këngëtarë e grupe të zhanrit rap dhe RnB.

Për performancën e sontme, Tuna ka zgjedhur të vëjë në kokë plisin, ndersa ka veshur një xhaketë ushtarake. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga prapaskena e koncertit, Tuna ka krahasuar veten me figurën e njohur historike, Shote Galica.

Mes këngëtarëve që performojnë në këtë koncert festiv janë edhe Dafina Zeqiri, Big Basta, Elia, Bim Bima, Noizy, Mc Kresha e Lyrical Son. /R.K./