Të enjten edhe blloku me kandidat për kryeparlamentar

Të enjten edhe blloku me kandidat për kryeparlamentar

Të enjten edhe blloku me kandidat për kryeparlamentarSikurse takimi paraprak i presidentes me PDK-në, edhe ai me LDK-në, nuk ka nxjerrë ndonjë risi sa i përket qëndrimeve të partive politike rreth zgjidhjes së situatës politike në vend.

Pas takimit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa i pyetur nëse presidentja ka sjellë ndonjë mesazh nga SHBA-të, ai ka thënë të mos kenë vërejtur diçka të tillë.

Sa i përket vazhdimit të seancës konstituive e cila do të zhvillohet të enjten, Mustafa ka thënë se, herën e parë do t’i jepet rasti PDK-së për të votuar kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, e më pas deputetët e partive të bllokut do të votojnë kandidatin tjetër në bazë të vullnetit të shumicës parlamentare, duke lënë të nënkuptohet se ata do të provojnë të votojnë kandidatin e tyre sikurse kishin bërë në seancën e parë konstituive të 17 korrikut, vendim i cili më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Pas takimit me LDK-në, presidentja Jahjaga do të fillojë takimin me Listën Serbe./zeri/