"Super" Mario kualifikon gjermanët

“Super” Mario kualifikon gjermanët

"Super" Mario kualifikon gjermanëtGjermania ka shënuar fitoren e dytë në “Euro 2012”, duke mos dëgjuar as për favoritin e evropianit, Holandën. Sulmuesi gjigant, Mario Gomez realizoi dy herë duke ngritur në tre efikasitetin e tij në këtë eveniment.

Gomez me klasë të lartë pranon asistimin e bashkëlojtarit të tij tek Bayern Munchen, Schweinsteiger, duke dalë i vetmuar përballë portierit Stekelenburg, të cilin pa vështirësi e mposhti, 1:0. Edhe pas golit të shënuar, gjermanët luanin më me agresivitet se sa Holanda, e cila përkundër faktit që mbante posedimin e topit më shumë, ishte inerte përballë mbrojtës gjermane. Si rrjedhojë e aksioneve perfekte dhe pasimeve të sakta, gjermanët shtuan avantazhin në minutën e 38-të, ku sërish në skenë doli sulmuesi gjigant Gomez, i cili me tu futur në zonë me goditje të saktë shënoi golin e tretë në këtë kampionat, 2:0. Ndërkaq sulmuesi më i mirë i Premier Leagues, Van Persie shënoi golin e shpresës për holandezët në minutën e 73-të, por që deri në fund Gjermania ia doli të mbanë rezultatin, që i argëtojnë asaj edhe tri pikë të reja në tabelë.

Van Persie kishte rast të mirë shënimi edhe në minutat e para të takimit, kur goditi plogësht brenda zonës, ndërkaq goditjen e parë drejt portës holandeze e kishte ekzekutuar mesfushori Ozil, i cili qëlloi shtyllën e djathtë pingule. Ndërkaq Klose, i cili zëvendësoi shënuesin e dyfishtë, Gomez, për pak sa nuk përfitoi nga një gabim amatoresk i portierit Stekelenburg për të shënuar golin e sigurisë për gjermanët.

Pas kësaj fitore, Gjermania me një këmbë është në fazën tjetër të garave, ndërkaq Holanda duhet të shpresojë në ndonjë mrekulli për një gjë të tillë. Ndoshta motivi i vetëm i holandezëve për ndeshjen e ardhshme kundër Portugalisë është të mos kthehen në atdhe pa asnjë fitore të vetme.

Gjermania – Holanda

Shënues: Gomez (24’, 38’) – Van Persie (73’)
KV: De Jong, Willems – Boateng

Gjermania: M. Neuer, J. Boateng, M. Hummels, H. Badstuber, P. Lahm, S. Khedira, B. Schëeinsteiger, Thomas Muller (Bender), Mesut Ozil (Kroos), L. Podolski, Mario Gomez (Klose)

Holanda: M. Stekelenburg, G. van der Wiel, J. Heitinga, J. Mathijsen, J. Willems, N. de Jong, M. van Bommel (Va nder Vart), A. Robben (Kuyt), Sneijder, I. Afellay (Huntelaar), Van Persie

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 6-50
Gjuajtjet pranë porte: 6-5
Posedimi i Topit: 53% – 47%
Goditjet nga këndi: 6-5
Pozitat jashtë loje: 1-4
Ndërhyrjet e Palejuara 11-8