Spanja nxjerr para Gjykatës Kushtetuese referendumin katalanas

Spanja nxjerr para Gjykatës Kushtetuese referendumin katalanas

Spanja nxjerr para Gjykatës Kushtetuese referendumin katalanasQeveria spanjolle dërgoi sot një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër referendumit mbi pavarësinë të parashikuar nga Katalonja, duke e akuzuar se po cënon sovranitetin e shteti Spanjoll.

Shefi i qeverisë, Mariano Rajoy, njoftoi këtë padi që pritej, në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, duke përdorur fjalë të rënda si kritikë ndaj iniciativës së Katalonjës, i cili e gjykon si antikushtetuese, duke e cilësuar si demagogji dhe antidemokratik.

“Asgjë, askush si dhe asnjë pushtet , asnjë institucion nuk mund nuk mund të shkelë parimin e sovranitetit unik, të pandashëm mbi të cilin themelohet jeta jonë e përditshme”, deklaroi Mariano Rajoy në një konferencë për shtyp.

Ai u shpreh se “i vjen shumë keq që presidenti i kësaj province të fuqishme në verilindje të vendit, Arutr Mas, ka kërkuar këtë referendum”.

“Më vjen keq pasi kjo shkon ndesh me ligjin, ajo tejkalon karakterin e demokracisë, ajo ndan katalanasit, i largon nga Spanja dhe pjesa tjetër e Evropës si dhe godet fuqishëm mirëqënien e saj”, theksoi shefi i qeverisë.

“Pa përmendur faktin e frustrimit me të cilin dënon një pjesë të qytetarëve katalanas duke i shtyrë të marrin pjesë në një iniciativë që nuk mund të organizohet pasi është e jashtligjshme”, shtoi ai.
Qeveria qendrore theksoi se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të penguar referendumin mbi pavarësinë që Katalonja kërkon të organizojë më 9 nëntor, pavarësisht kundërvënies së Madridit