S’ka zarf, ka zgjidhje ose zgjedhje

S’ka zarf, ka zgjidhje ose zgjedhje

S’ka zarf, ka zgjidhje ose zgjedhjePresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar të hënën takime të ndara me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të diskutuar tejkalimin e ngërçit politik në vend.

Takimet u zhvilluan pasi që Jahjaga ishte kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në prag të
vazhdimit të seancës konstituive më 2 tetor, ku pika e vetme mbetet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës ishin përhapur spekulimet se ajo kishte sjellur një zgjidhje zarfi nga SHBA me emrin e një kryeministri konsensual. Mirëpo, jo vetëm Zyra e Presidencës, por edhe burime të besueshme të gazetës nga takimet e zhvilluara, kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për një zgjidhje zarfi.

Sipas tyre, presidentja i ka dëgjuar pikëpamjet e partive politike në lidhje me seancën e 2 tetorit dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.