Si ta kurojmë aneminë?

Si ta kurojmë aneminë?

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë.

Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo ç’rregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj.

Lëngu i shalqirit dhe mjalti ndihmon për të luftuar sëmundjen. Pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil dhe sheqer, është një kurë e mirë për të luftuar aneminë.

Kjo kurë ndihmon për të trajtuar aneminë në kushtet e shtëpisë. Në shumicën e rasteve diagnostikimi i kësaj patologjie ndodh pasi të jenë kryer një sërë testesh të përbërjes së gjakut, siç mund të jetë testi i përbërjes së gjakut, duke përfshirë këtu të gjithë komponentët e tij. Trajtimi varet direkt në llojin dhe shkakun e anemisë.

Zakonisht trajtimi fillon me ristrukturimin e niveleve të hekurit në gjak, që mund të çojë në degjenerim të sëmundjes. Gjithashtu edhe mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, që të dyja këto komponentë të rëndësishëm të gjakut në procesin e koagulimit.

Trajtimi mund të realizohet me transfuzion të rruazave të kuqe të gjakut, të marra nga një donor, heqja dhe transplantimi i shpretkës ose trajtimi me ilaçe që mbrojnë qarkullimin normal të rruazave të gjakut brenda sistemit të qarkullimit.