Shqipëri-Maqedoni, memorandum bashkëpunimi për turizmin

Shqipëri-Maqedoni, memorandum bashkëpunimi për turizmin

Shqipëri-Maqedoni, memorandum bashkëpunimi për turizminZyrtarizohet fillimi i punës për nismën e paketës së përbashkët turistike Shqipëri-Maqedoni.

Kjo marrëveshje, që u nënshkrua në Shkup, kontribuon në promovimin e dy vendeve fqinje të Ballkanit si paketë të përbashkët turistike në panaire të ndryshme apo aktivitete në botë, njofton agjencia kineze e lajmeve HSINHUA.

Vitin e kaluar Maqedonia ka eksportuar 500 milionë euro (687 milionë dollarë) për turizmin në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se shtetasit e këtij vendi kanë shpenzuar një miliard e gjysmë euro për të kaluar pushimet e tyre në vendet fqinje, raporton HSINHUA-ja.

Një e pesta e kësaj shume vlerësohet të ketë përfunduar në Shqipëri.

Operatorët turistikë në Maqedoni parashikojnë që në vitin 2014 pritet të shpenzohen në Shqipëri më shumë se 200 milionë euro.

Udhëtarët nga Maqedonia kanë vizituar shpesh zonat bregdetare shqiptare për pushimet e tyre verore, për shkak se rreth 30 për qind e popullatës në Maqedoni janë shqiptarë etnikë dhe zgjedhja e tyre të parë për ditët e festave është Shqipëria.

Përveç kësaj, kostoja në Shqipëri është më e ulët dhe plazhet nuk janë të mbipopulluar me turistë, thotë agjencia kineze e lajmeve.

Agjencitë Kombëtare të Turizmit të dy vendeve, përfaqësuar nga drejtorët Julinda Dhame për palën shqiptare dhe Kristian Dzambazovski për palën maqedonase, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Të dy palët angazhohen të punojnë për të promovuar vendet përkatëse, por edhe ato fqinje ballkanike si një paketë të përbashkët turistike nëpër panaire apo aktivitete të ndryshme.

“Vetëm në këtë mënyrë në mund të bëhemi konkurrentë në tregun evropian turistik”,- u shpreh Dhamepas nënshkrimit të memorandumit, njofton ministria shqiptare e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Sakaq, AKT-ja mori pjesë edhe në seminarin e zhvilluar në Shkup në datat 25-26 mars 2014, me temë “Krijimi i tregut aventurier turistik maqedonas”.

Gjatë seminarit, u vu theksi në rëndësinë e turizmit të aventurës, i cili sipas studimeve të fundit është një biznes që në vitet e fundit ka pasur një rritje vjetore me 26 për qind.

Organizatorët e këtij evenimenti, ATTA (Shoqata e Kompanive të Turizmit të Aventurës) dhe USAID dhanë disa shembuj konkretë të krijimit të kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtij lloji turizmi.

Ky seminar rezultoi tejet i frytshëm edhe për shkëmbimin e kontakteve dhe gjatë bisedimeve me aktorët e pranishëm u ra dakord që përfaqësues të ATTA-s të zhvillojnë një tur familjarizues në vendin tonë, me disa prej anëtarëve të tyre, për të eksploruar mjediset shqiptare me potencial për turizmin e aventurës, në mënyrë që në të ardhmen të adresojnë sa më shumë turistë aventurierë nga vende të ndryshme të botës, nëpër malet apo vendet sa më natyrale të Shqipërisë.