Shpetim Shala

Shpëtim Shala, të premten kundër hungarezit Baran

Boksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë, Shpëtim Shala, të premten në Schwechat të Austrisë do të përballet me hungarezin Attila Baran në një luftë që është paraparë të zhvillohet në gjashtë raunde.

Për Shalën 27-vjeçar kjo do të jetë përballja e 15-të në boksin profesionist.

Ai deri më tash ka fituar 14 përballjet e para, prej tyre gjashtë me nokaut. Kundërshtari i tij Baran 20-vjeçar, ka bilanc prej 10 fitoreve (6 KO) e tri humbjeve.