Shkëmbim zjarri në kufirin detar mes dy Koreve

Shkëmbim zjarri në kufirin detar mes dy Koreve

Shkëmbim zjarri në kufirin detar mes dy KoreveKoreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit të diskutueshëm detar. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut njoftoi mëngjesin e ditës së hënë se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Korenë e Jugut. Koreja e Jugut i është përgjigjur sulmit duke hapur zjarr, pasi predhat e lëshuara nga ajo e veriut goditën territorin e saj.

Zona ka qenë një pikë e nxehtë mes dy Koreve. Në fund të vitit 2010, katër shtetas të Koresë së Jugut janë vrarë në një ishull kufitar, pasi është qëlluar me predha nga Koreja e Veriut.