Serena Williams

Serena Williams: Do të jem sërish në vend të parë

Tenistja amerikane, Serena Williams, ka thënë se është vetëm çështje kohe kur do të rikthehet në pozitën e parë, si tenistja numër një në botë.

31-vjeçarja si suksesin më të mirë të sezonit të kaluar e ka përmendur titullin e pestë ‘grand slam’ në Wimbledon, ndërsa në kuadër të trofeve më të rëndësishme në karrierë e ka përmendur edhe Medaljen olimpike.

“Veçmë kam qenë në numër 1 në listën WTA dhe më besoni kur them se do të bëhem sërish e para. Është vetëm çështje kohe”, ka deklaruar aktualisht tenistja e tretë në botë.