Sebastian Vettel kampion bote për të tretën herë

Sebastian Vettel kampion bote për të tretën herë

Garuesi gjerman Sebastian Vettel është kampion i ri botëror në Formula 1 dhe ai bëhet kampioni më i ri botëror që fiton tre herë radhas titullin e më të mirit në botë.

Gara e fundit në sezonin e vitit 2012 të garës në Formula 1 përfundoi ashtu si më së paku pritej. Në shtegun e vështirë, të lagur deri diku, pati shumë dështime dhe kthesa.

Lideri Sebastian Vettel, i cili startoi nga pozita e katërt, që në fillim të garës, pas një aksidenti të cilin e shkaktoi ai duke mos e vrejtur Bruno Senen ne krahun e majt, doli nga shtegu dhe mbeti i 22-ti. Mirpo fale bolidit të mirë , ai u rikthye në garë dhe ishte në pozitën 4 apo 5, menjëherë pas konkurrentit direkt për titull, spanjollit Fernando Alonso të skuderisë së Ferrarit.
Më vonë, gjatë garës pësoi edhe Lewis Hamilton, pas një ndeshje me Hulkenbergun, dhe u detyruar të braktisë garën. Nga fundi i garës filloi një reshje e shiut, gjë që e vështirësoi dukshëm garën, kurse në rrethin e parafundit Rossberg pësoi një aksident, andaj hyri vetura e sigurisë, kështu që renditja as që mundi të ndryshohej më.

Në fund, Jesson Buton i Mclaren Mercedesit zuri vendin e parë, Alosnso ishte i dyti, kurse menjëherë pas tij edhe shoku i skuadrës Felipe Masa. Vettel doli i gjashti, por falë përparësisë prej 13 pikëve para garës së fundit në Brazil, ai fitoi pikë të mjaftueshme për të rrëmbyer titullin.