Rita Ora këndon pa pagesë në Tiranë

Rita Ora këndon pa pagesë në Tiranë

 Konfirmohet, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora do të jetë në Tiranë më 28 nëntor për një koncert të madh. Kompania “ministriaekomunikimit.com” ka publikuar posterin zyrtar në kolonën e punëve të “Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Rita Ora do të jetë në sheshin “Skënderbeu” më 28 nëntor në orën 20:00, në koncertin e madh me rastin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë.

Njoftohet se këngëtarja nga Londra (e lindur në Prishtinë) ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur agjendën e saj vetëm për të qenë e pranishme në Tiranë ditën që shënon 100 vjet shtet shqiptar.

Ajo do të këndojë “live” dhe sipas mediumeve shqiptare, i vetmi kusht që ajo ka kërkuar ka qenë që t’i paguhet anëtarët e bandës së saj dhe instrumentistët, me të cilët ajo këndon në çdo koncert anembanë botës.