Rita Ora elektrizon Tiranën: Një ëndërr që u realizua

Rita Ora elektrizon Tiranën: Një ëndërr që u realizua

Ashtu sikurse pritej këngëtarja Rita Ora ka perfomuar mbrëmë në skenen e sheshit Nene Tereza me rastin e 100 vjetorit të pavaresise së shqiperise. Për disa orë me mijëra të rinj kanë pritur që Ora të ngjitej në skenë duke sfiduar edhe motin.

Këngëtarja me origjinë ng kosova është ngjitur në skenë e shoqeruar nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Këngetarja me fame boterore, ka performuar disa nga kenget e saj me te njohura per publikun shqiptar.

“Shqipëri, ishe e pabesueshme! Je një ëndërr që u realizua. E di, po binte shi, por ne ia dolëm! Urime 100 vjetori i pavarësisë! Jam e nderuar”, shkruan ajo në rrjetet sociale pas koncertit.