Rio Ferdinand: Më vjen turp nga ky Manchester United

Rio Ferdinand: Më vjen turp nga ky Manchester United

Rio Ferdinand: Më vjen turp nga ky Manchester UnitedMe 17 pikë pas vendit të parë në klasifikim, “Djajtë e kuq” i kanë dhënë lamtumirën shpresave për titullin kampion, madje edhe pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm duket një mision i pamundur për djemtë e David Moyes.

“Është e sikletshme të shikosh paraqitjet që kemi bërë në mbrojtje gjatë këtij sezoni. Nuk më pëlqen ideja që duhet të dal pasi të ndjek ndeshjet në television dhe më pas të marr fëmijët nga shkolla.

Nuk dua gjithashtu që kur të jem në shkollën e fëmijëve dhe njerëzit të flasin për humbjet tona. Nuk dua që të shkoj në pikën e karburantit apo në supermarket dhe njerëzit të më shikojnë e të thonë se janë lodhur nga paraqitja jonë”.

Ferdinand e di shumë mirë që Manchester United ka dalë prej kohësh nga lufta për titullin kampion, por ajo që e bezdis më shumë është fakti se skuadra tjetër e qytetit mund të shpallet kampione në muajin Maj.

“Njerëzit të tillë janë, nuk duan që kundërshtarët të jenë të suksesshëm. Me këtë mënyrë jetese jemi mësuar këtu, prandaj stërvitemi shumë çdo ditë që kjo most ë ndodhë”.