Reshje të dendura, Tirana mbulohet nga uji

Reshje të dendura, Tirana mbulohet nga uji

Reshje të dendura, Tirana mbulohet nga uji Reshjet e shiut që kanë rënë me rrëmbim në orët e mbrëmjes së të martës kanë shkaktuar probleme në rrugët e kryeqytetit, duke bërë që brenda pak minutash uji të arrijë një nivel alarmant.

Sipas informacioneve të fundit, edhe në akset kryesore të Tiranës po hasen probleme, me nivelin e ujit që ka arritur në disa dhjetëra centimetra.

Shirat kanë paralizuar lëvizjet e automjeteve të cilat thuajse janë zhytur nën ujë, ndërsa kanë kapur të papërgatitur kalimtarët, që janë munduar të strehohen nëpër godinat përreth, duke ngjitur shkallët e pallateve.

Mësohet se shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar pasi lëvizja aktualisht është e pamundur dhe jo vetëm për këmbësorët, por edhe automjetet.

Ndonëse shiu ka pushuar, ujërat vazhdojnë vërshimin nëpër rrugët e lagjeve dhe duket se pusetat e kanë të vështirë të thithin dendësinë e madhe të tyre.

Ndërkohë, nga fotot e publikuara në rrjete të ndryshme sociale mësohet se probleme të ngjashme po hasen edhe në Durrës e qytete të tjera të vendit./ Top Channel/