Ramush Haradinaj shqetësohet për moszbatimin e Marrëveshjes

Ramush Haradinaj shqetësohet për moszbatimin e Marrëveshjes

Ramush Haradinaj shqetësohet për moszbatimin e MarrëveshjesLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e sheh si shqetësuese mos fillimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke shfaqur shpresën që kjo të ndodh sa më shpejt që është e mundur.

Në lidhje me mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ai thotë se Serbia nuk e ndryshon qasjen e saj ndaj Kosovës për politikë të brendshme të saj, ndërsa për atë integruese thotë se e ka ndryshuar ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i planit për zbatim përfshi marrëveshjes në tërësi ka edhe implikime ligjore, ndërsa ka shtuar se partia e tij i jep përkrahje për ta ratifikuar marrëveshjen planin për zbatim përfshi edhe implikimet ligjore janë në interes të Kosovës, raporton K.Press.

Haradinaj këto komente i bëri pasi dhënë gjak në aksionin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.