Ramush Haradinaj kërkon njohjen e Kosovës nga Izraeli

Ramush Haradinaj kërkon njohjen e Kosovës nga Izraeli

Ramush Haradinaj kërkon njohjen e Kosovës nga IzraeliRamush Haradinaj Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka pritur ambasadorin e Izraelit në Beograd Yossef Levy dhe zëvendësin e tij Itay Milner. Haradinaj në këtë takim kërkoi që Izraeli ta njohë shtetin e Kosovës.

Ambasadori Levy megjithë kërkesën e Zotit Haradinaj nuk ka dashur të flasë për njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Yossef Levy u shpreh i kënaqur që gjendet në Prishtinë dhe shtoi se pati rastin të mësojë shumë për Kosovën, por përsëri nuk ka preferuar të flasë shumë për njohjen Kosovës nga shteti i tij.

“Nuk është hera e parë që na bëhet kjo pyetje, kam ardhur këtu dje për ta bërë hapjen e javës së filmit izraelit me filma mjaft të mirë të Izraelit të cilët do të sillen këtu si pjesë e artit më qëllim thellimin e dialogut tonë kulturor, ne kemi folur edhe prapa kamerave lidhur me këtë çështje prandaj preferoj të mos jap përgjigje për momentin”, është shprehur ai.

Ambasadori i Izraelit i përgëzon kosovarët për dialogun që është duke u zhvilluar në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se i’u përgëzoj për guximin, vendosmërinë, duke theksuar se uron një të ardhme më të mirë për të dy popujt.

Gjatë këtij takimi ambasadori u shpreh se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të krahasohen me konfliktin Izrael-Palestinë. Ramush Haradinaj theksoi takimi me ambasadorin ishte vetëm takim njohës, por që gjithsesi i’u kërkua edhe njohja e Kosovës nga shteti i tij.