Ramiz Lladrovci: Rama në Serbi, besoj do të diskutoj edhe për shqiptarët në Luginë

Ramiz Lladrovci: Rama në Serbi, besoj do të diskutoj edhe për shqiptarët në Luginë

Ramiz Lladrovci: Rama në Serbi, besoj do të diskutoj edhe për shqiptarët në LuginëLladrovci i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri thotë se diplomatët e huaj në këtë vend vlerësojnë se Kosova kishte zgjedhje demokratike dhe se i brengos fakti, që shqiptarët po shkojnë në luftë, në Siri dhe Irak.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se pret që Edi Rama, në vizitën e tij në Serbi, do të diskutojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e edhe të interferojë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

Si i ngarkuar me këtë detyrë, ai kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga politika por e le të hapur mundësinë që të kthehet prapë. Thotë se politikës asnjëherë nuk duhet thënë jo.

Në intervistën e tij të parë, prej kur që dy muaj ka marr këtë post, thotë se nuk ka qenë kurrë profesorë e as asistentë, njëra për shkak që ende nuk e ka përfunduar doktoraturën, e tjera sepse nuk ia lejon mosha.

Ka përfaqësuar Kosovën në pritje të Papa Francesku I në Shqipëri dhe ka zhvilluar takime me Ambasadorët më të mëdhenj në këtë vend.

Ka marr këshilla dhe rekomandime, kanë biseduar për shumë çështje, e mes tjerash edhe për esktremizmin.

Thotë se ata vlerësojnë qëndrimin zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe punën që kanë bërë për të luftuar këtë dukuri.

E kur flet në bazë të informacioneve, thotë se ekstremistët më të mëdhenj janë nga Kosova.

“Jo vetëm me Ambasadorin Arvizu kemi biseduar për shqetësimin që shqiptarët po shkojnë në luftë në Siri dhe Irak, kemi biseduar edhe Ambasadorin britanez, austriak, gjerman, francez e edhe me ambasadorët e rajonit, andaj mund të them se këtë shqetësim e kam ngrit edhe unë vet, sa kam qenë si deputetë i legjislaturës së kaluar”, thotë Lladrovci.

Lladrovci, thotë se institucionet e Shqipërisë, respektojnë simbolet e Kosovës, dhe se plotë herë ku ai ka marr pjesë ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri.

E kur flet për vizitën e Edi Ramës në Serbi, thotë se nuk e ka biseduar me të, por beson që Rama do e diskutojë atje çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Shteti shqiptar ka të drejtë të vendosë se si do t’i ndërtojë marrëdhëniet me shtetet fqinje – në këtë rast edhe me Serbinë. Besoj se Edi Rama do të diskutojë edhe për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sepse ai është bukur shumë i njoftuar me të drejtat e tyre”, thotë ai.

Për kthimin e tij në politikë, Lladrovci e len rrugën hapur, e kur pyetët se a ka qenë profesor, e mohon kategorikisht.

“Në politikë nuk thuhet asnjëherë jo”, thotë Lladrovci. Së pari jam në studime të doktoraturës dhe për moshën time nuk lejohet me qenë profesor pa e përfunduar doktoraturën. Ndërsa asistent, nuk e kam moshën të jem asistentë – nuk e lejon Ligji”, thotë Lladrovci.

Kur flet për Portin e Shëngjinit, thotë se ende nuk e kanë diskutuar këtë temë ndërsa për disa prodhues që janë ankuar, ai shpjegon se secili duhet plotësojë standardet, pavarësisht në cilin treg synon ta ketë produktin e tij.

Lladrovci, është i ngarkuar me punë në këtë ambasadë, përderisa ambasadori Sylejman Selimi është në proces gjyqësor. Ai akuzohet për dhunë fizike ndaj femrave dhe krime lufte. /KP/