Rafa Benitez: I zhgënjyer me barazimin, i kënaqur me lojën

Rafa Benitez: I zhgënjyer me barazimin, i kënaqur me lojën

Trajneri spanjoll, Rafa Benitez nuk e ka filluar siç ka pritur karrierën e tij në Chelsea, pasi që ekipi londinez në dy ndeshjet e para të drejtuara nga ai, ka barazuar dy herë, madje nuk ka arritur të shënoj të paktën një gol.

Nëse me rezultatin 0-0 kundër Manchester City ishte i kënaqur, i njëjti rezultat ndaj rivalëve lokal të Fulhamit, ka zhgënjyer jo vetëm adhuruesit por, edhe vetë trajnerin spanjoll.

“Unë nuk jam fare e pakënaqur me lojën. Ishin shumë të mirë, ne krijuam raste. Ndoshta kemi pasur vetëm pesë ushtrime të përbashkëta. Na duhet më shumë kohë. Loja jonë sapo ka filluar dhe shpresoj se në ndeshjet në vazhdim do të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Benitez.

Trajneri spanjoll, Benitez po ashtu ka thënë se rezultatet e fundit të dobëta, nuk e ka larguar ekipin londinez nga gara për titull në Premier League.

“Kjo është një garë shumë, shumë e gjatë. Natyrisht që jemi në lojë, kështu që me siguri se nuk kemi humbur asgjë”, tha spanjolli.