Qeveria redukton buxhetin për afro 10 milionë euro

Qeveria redukton buxhetin për afro 10 milionë euro

Qeveria ka vendosur të shkurtojë ndarjet financiare për ministritë, ndërsa një pjesë të mjeteve nga shkurtimet ka vendosur t’ua japë komunave.

Reduktimet janë realizuar me kërkesë të Ministrisë së Financave, ndërsa nga të njëjtat procedura janë prekur projektet që konsiderohen si prioritet i Qeverisë. Ministrisë së Tregtisë i janë marrë nga arka 594 mijë euro të cilat ishin të dedikuara për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Nga këto mjete, ekzekutivi pati planifikuar të kompletojë fazën e katërt të punimeve në parkun e biznesit për të cilin projekt ishin ndarë 468 mijë euro. Ani pse ndarjet për turizmin ishin cilësuar të ulëta, Qeveria ka reduktuar 100 mijë euro nga Departamenti i Turizmit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Vitin e kaluar ky departament nuk pati marrë pjesë në kuadër të konferencës ndërkombëtare të turizmit në mungesë të mjeteve financiare.