Protestat për Limajn ndërprenë ceremoninë e inaugurimit të Autostradës

Protestat për Limajn ndërprenë ceremoninë e inaugurimit të Autostradës

Protesta e ish bashkëluftëtarëve të Fatmir Limajt në autostradën “Ibrahim Rugova” ka eskaluar.

Protestuesit kanë shkatërruar të gjitha pajisjet teknike në skenën e ndërtuar për ceremoninë e lëshimit në funksion të 60 km të radhës të kësaj autostrade, raporton KTV.

Protestuesit janë duke qëndruar në binë dhe po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Fatmir Limajt. Ara po dëshirojnë pranin e Limajt në këtë përurim.Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke vëzhguar  situatën por ende nuk ka ndërhyrë.