Presidenti Nishani

Presidenti Nishani në OKB: Terrorizmi kërcënim serioz për paqen

 Presidenti Nishani Presidenti Nishani ka mbajtur fjalen e tij ne punimet e asamblese se OKB-se ne mesnate me oren tone. Zoti Nishani ka nenvizuar se “Integrimi Evropian dhe bashkëpunimi në rajon si dhe situata gjeopolitike dhe e sigurisë në Evropë ka ndryshuar dukshëm në muajt e fundit.

Sipas kreut te shtetit shqiptar, Ballkani Perëndimor, pjesë e të cilit është Shqiperia, është një rajon shumë i rëndësishëm gjeostrategjik evropian dhe një rajon plotësisht i angazhuar në rrugën e forcimit të stabilitetit politik, progresit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm, forcimit të bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe konsolidimit të paqes.

Presidenti shqiptar tha se “Perspektiva evropiane është garancia më e mirë për arritjen e këtyre objektivave në rajonin tonë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, -deklaroi presidenti,- se një sërë masash duhen miratuar për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kreu i shtetit shqiptar tha se, zgjerimi i Bashkimit Evropian është një proces i bazuar në rezultate, që do të mundësojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti përbën një inkurajim të rëndësishëm ne kete drejtim.
Presidenti Nishani i ka kushtuar nje pjese te rendesishme te fjales se tij edhe situates ne Kosove.

Ai tha se në më pak se 6 vite, Kosova ka mundur, të sigurojë njohje të pandërprerë ndërkombëtare dhe të integrohet në mënyrë të suksesshme në organizatat ndërkombëtare rajonale dhe globale si Banka Botërore, FMN-ja, BERZH-i, BEZH-i, Komisioni i Venecias, SEECP-i, etj. Kosova është kthyer në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Shqipëria mbështet plotësisht zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

Zoti Nishani ne fjalen e tij eshte ndalur edhe ne analizen e situates ne Siri, Ukraine e zona te tjera te nxehta te globit. Ai nenvizoi edhe mbeshtjetjen e Shqiperise ndaj rezolutes se OKBB-se, ne luften ndaj organizates terroriste ISIS.

Shqipëria është plotësisht e vendosur të vazhdojë të mbështesë agjendën e OKB-së dhe të forcojë rolin e Kombeve të Bashkuara në rrafshin global- ka perfunduar fjalen e tij presidenti shqiptar, Bujar Nishani.