Plani implementues i Marrëveshjes gati më 26 prill

Plani implementues i Marrëveshjes gati më 26 prill

Plani implementues i Marrëveshjes gati më 26 prillKryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nesër delegacioni i Kosovës do të udhëtojë për në Bruksel për t’ia prezantuar planin implementues Baroneshës Catherine Ashton, në mënyrë që të jetë gati deri më 26 prill, kur edhe është paraparë me marrëveshjen e arritur së fundi.

Kryeministri Hashim Thaçi tha në mbledhjen e Qeverisë se ky plan nuk është kundër askujt, por siç ka thënë ai është në shërbim të institucioneve të vendit dhe për paqen në vend.

Ai në mbledhjen e kabinetit qeveritar theksoi se kjo është marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve dhe është formale mes dy vendeve tona.

Shefi i ekzekutivit ka shtuar se tash të gjitha institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për implementim me garanci dhe mbështetjen e plotë të BE-së, SHBA-së, gjithashtu edhe me aktorët implementues – institucionet e vendit, EULEX-in, NATO-n dhe OSBE-në./koha/