Pikat për hundë nuk janë ilaçe të mira për sinuset

Pikat për hundë nuk janë ilaçe të mira për sinuset

Sinuset dhe pezmatimi i tyre, më së shumti i mundojnë pacientët gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Karakterizohet për nga mbyllja e hundës dhe sekretimit të shtuar, ndjenjës së dhimbjes dhe temperaturës së shtuar, përderisa pikat për hundë dhe antibiotikët problemin e zgjidhin vetëm përkohësisht. Ata të cilët çdo vit vuajnë prej këtyre pezmatimeve mbështeten vetëm tek antibiotikët dhe pikat.

Mirëpo, mjekët paralajmërojnë se pikat për hundë të cilat në mënyrë të pakontrolluar përdoren për ta lehtësuar frymëmarrjen nuk guxojnë të përdoren më gjatë se shtatë ditë, sepse dëmtojnë mukozën e hundës dhe shpeshherë arrijnë efektin e kundërt. Në terapi mund të futen enzimat kundër inflamacioneve, ilaçet që zvogëlojnë ënjtjen e mukozës.

Po ashtu në ndihmë mund t’ju vijnë konsumimi më i shtuar i lëngjeve dhe inhalimi. Terapi e shërimit të sinuseve është e ngjashme me shërimin e sinuseve akute (pika, ilaçe kundër dhimbjeve, inhalaim, zbutje të mukozës). Shërimi me operacion aplikohet vetëm atëherë kur ilaçet nuk e kanë efektin e tyre, kur ekzistojnë komplikime apo ndryshime strukturale.