nato-shqiperia

Pesë vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

nato-shqiperiaKryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Duke folur në ceremoninë e 5-vjetorit të hyrjes së NATO, Rama shprehu mirënjohja edhe ndaj SHBA-ve.

“Mirënjohje ndaj gjithë atyre që ndihmuan në këtë arritje unikale. Mirënjohje popullit shqiptar, Forcave të Armatosura, administratës, shoqërinë civile, radhët e politikës pa dallim,që realizuan reformat që bënë të mundur anëtarësimin në NATO. Mirënjohja ndaj SHBA-ve është e pashmangshme sa herë që ne do të gëzojmë ditë dhe data si kjo e sotmja” tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se prioritet i qeverisë shqiptare mbetet rritja e prestigjit të vendit tonë në NATO, Evropë por edhe në botë.

Ministria e Mbrojtjes zhvillon sot një ceremoni me rastin e 5-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO. Ministrja
Mbrojtjes Mimi Kodheli vleresoi rendesine e anetaresimit te vendit tone ne NATO, duke premtuar reforma, rregullime ligjore, ristrukturimin e dispozitivit te FA.

“Angazhimi ne NATO na ben krenare per qenien tone pjese te kesaj organizate. Falenderoj veteranet tane te periudhes se para anetaresit ne Bosnje Hercegovine, Cad, Afganistan e me radhe. Ne jemi ne partneritet te ngushte me aleatet duke kontribuar edhe per paqen e sigurine globale. Perkujtimi i dites se anetaresimit eshte nje dite simbolike, por kjo date per vendin e popullin do te mbetet ne ndergjegje si ngjarja qe na bashkoi me vlerat euroatlantike, e cilesojme si nje lidhje bese mes miqsh te nderuar per te mbajtur paqen e prosperitetin”- tha Kodheli.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe ambasadorë dhe atashe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, si dhe të ftuar të tjerë.