Përfundoi protesta në Pejë

Përfundoi protesta në Pejë

Përfundoi protesta në PejëKa përfunduar qetë protesta kundër vrasjeve dhe krimit në qytetin e Pejës. Pejanët nga institucionet përgjegjëse kërkuan zbardhjen e vrasjeve dhe ofrimin e sigurisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Hajnat-hajnat”, derisa disa prej tyre të indinjuar nga neglizhenca e institucioneve të sigurisë kanë hedhë gjësende të lehta në drejtim të Stacionit të Policisë në Pejë.

Veton Muja, nga “Syri i Vizionit”, ka thënë se policisë dhe gjyqësorit “tashme u kemi vënë kurorë, sepse nuk po bëjnë asgjë për sigurinë tonë”.

Ndërsa, Adnan Hyseni, njëri nga anëtarët e Këshillit organizativ të protestës, para qytetarëve ka deklaruar se institucionet e Kosovës e kanë harruar qytetin e Pejës. Sipas tij, Peja i ka dhënë shumë Kosovës, dhe nuk meriton që të trajtohet në këtë mënyrë.

“Ne qytetarët e Pejës që 15 vite jemi të pasigurt dhe të trishtuar. Kemi mbetur jetim nga përkujdesja e institucioneve që me aq mund i krijuam”, ka thënë Hyseni. /Telegrafi/