PDK prapë me Arsim Bajramin kandidat

PDK prapë me Arsim Bajramin kandidat

PDK prapë me Arsim Bajramin kandidatPartia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje në selinë e saj në kryeqytet, ku kanë diskutuar rreth gjendjes aktuale në vend.

Zëdhënësi i kësaj partie, Memli Krasniqi, tha se ishte një mbledhje e rregullt ku edhe është vlerësuar interesimi i Presidentes së Kosovës për ta nxjerrë vendin nga kriza politike.

Ai ka thënë se PDK edhe në këtë seancë do ta ketë kandidatin e saj, Arsim Bajrami dhe se do ta respektoj Kushtetutën e vendit dhe ligjet që dalin prej saj.

Por, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedh kryetarin dhe nuk do të formohen institucionet, Krasniqi ka thënë se PDK është e gatshme që të shkoj edhe një herë në zgjedhje.

“Është shpresa edhe besimi ynë që më në fund do të filloj dhe të mbizotëroj një racionalitet edhe në kampin opozitar në mënyrë që me të vërtetë të kemi një rrugëdalje për t’i dhënë vendit një zgjidhje kushtetuese dhe në pajtim me vullnetin qytetar për zgjedhjet e 8 qershorit.

Në rastin e fundit që mund të shkoj vendi në zgjedhje PDK absolutisht është e gatshme për çfarëdo zgjedhje, si partia më e madhe në vend është absolutisht e bindur në suksesin zgjedhor nëse vetëm vije deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Ai tha se PDK prapë ka Arsim Bajramin kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Ne e kemi kandidatin, besoj nuk asnjë ndryshim në këtë aspekt”, tha Krasniqi.
I pyetur nëse opozita do ta mbaj qëndrimi e deri tashëm duke u lidhë ‘në besë kanunore’ që mos ta votoj PDK-në për kryetar, Krasniqi ka thënë se nuk beson se mund të ketë besë kanunore në politikë duke i pas parasysh qëndrimet e partive në të kaluarën./kp/