Një shekull shtet

Një shekull shtet

Mijëra shqiptarë kanë festuar të mërkurën në Sheshin e Flamurit në Vlorë, 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kremtimi i ditës së madhe të Pavarësisë ka nisur me ngritjen flamurit kombëtar, ashtu sikur plot një shekull më parë bëri Ismail Qemali.

Vlora, që tash quhet edhe “Kryeqytet i Pavarësisë”, arriti ta bashkojë politikën shqiptare, krerët e së cilës për një çast lanë mënjanë problemet dhe retorikat kundërshtuese. Kryeministri Sali Berisha shtrëngoi duart me kryesocialistin Edi Rama.