Ndarja e çmimeve për muzikën Country, Blake Shelton heroi i mbrëmjes

Ndarja e çmimeve për muzikën Country, Blake Shelton heroi i mbrëmjes

Kënga, të cilën e këndon me bashkëshorten e tij Miranda Lambert ia kushton të vëllait, i cili ndërroi jetë vite më parë, në një aksident automobilistik.

Ndër kandidatët për artistin më të mirë të vitit në muzikën Country ishin dhe Taylor Swift, Jason Aldean, Kenny Chesney dhe Brad Paisley.

Taylor Swift është këngëtarja e muzikës country që ka shënuar një rekord shitjesh me albumin e saj “Red”. Miranda Lambert fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë e vitit për muzikën Country, ndërsa Eric Church fitoi çmimin albumi më i mirë i vitit me albumin “Chief”.