Multivitaminat

Multivitaminat nuk mbrojnë nga sulmi në zemër

Marrja e përditshme e multivitaminave, sipas një hulumtimi ku kishin marrë pjesë më shumë se 14.000 meshkuj, për një periudhë dhjetëvjeçare nuk pakëson rrezikun nga sulmi në tru dhe ai në zemër.

Rezultatet e studimit ishin prezantuar në takimin vjetor të shoqatës amerikane kundër sëmundjeve të zemrës e më pas ishin botuar në Shoqatën Amerikane të Mjekësisë. “Shumë njerëz bazohen në vitamina, por nuk mundet asgjë ta zëvendësojë ushqimin e shëndetshëm dhe ushtrimet fizike” ka deklaruar Howard Sesso.

Mjekët sugjerojnë se vitaminat, në kombinim me shprehitë tjera shëndetësore mund të jenë “baza për një politikë në shëndetin e përgjithshëm”.

Mjeku Sesso thotë se tek personat që kishin marrë pjesë në hulumtim e që kishin marrë vitamina ishte vërejtur një numër paksa më i vogël i sulmeve në zemër, por ndoshta kjo ishte rastësi. Kardiologu dhe profesori në Harvard, Dariush Mozaffarian, thotë ka frikë se shumica e njerëzve marrin vitaminat si “ilaç i shpejtë për gjithçka”.