Mazhoranca, në qeverisje me familjarët e demokratëve

Mazhoranca, në qeverisje me familjarët e demokratëve

Mazhoranca, në qeverisje me familjarët e demokratëveAkuzat për emërime nepotike  apo për shkarkime nga administrata publike janë kthyer  në kryefjalën e demokratëve  në një kohë që familjarët e  zyrtarëve të kësaj force politike vijojnë  të mbajnë të njëjtin post që kishin para se mazhoranca e majtë të vinte në  pushtet.

Pas një hulumtimi në dikasteret  ministrore, por dhe në institucionet e varësisë del një listë e gjatë emrash nga  bashkëshorte, motra apo dhe familjarë  e të afërm të tjerë të eksponentëve kryesorë të Partisë Demokratike, të cilët kanë  qenë pjesë e administratës publike dhe  vijojnë të gëzojnë të njëjtin post.

Familjarët në administratë
Ministria e Brendshme, Ministria e  Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Inovacionit dhe Administratës  Publike, Ministria e Jashtme, por dhe  Ministria e Ekonomisë apo e Ministria  e Transportit vazhdojnë të kenë pjesë  të stafit të tyre familjarë të zyrtarëve  demokratë. Kështu në Ministrinë e Brendshme vazhdon të ushtrojë detyrën mo-tra e deputetit demokrat, ish-kryetarit  të Grupit Parlamentar të kësaj force  politike, Astrit Patozit. Po ashtu dhe Ana  Vocaj, bashkëshortja e ish-nëndrejtorit  të Përgjithshëm të policisë, Tonin Vocaj.

Në një kohë që ligjvënësi demokrat  Luaçiano Boçi i bashkohet zërit zyrtar  të selisë blu për të denoncuar largimet  e nga puna të punonjësve të administratës apo emërimeve politike, motra  e tij vazhdon të punojë në Ministrinë e  Brendshme. Ndërsa nipi i gruas së deputetit të PD-së, Famur Noka ka zgjedhur të japë dorëheqjen nga puna e tij në  këtë ministri vetëm pak javë më parë.  Ministria e Mbrojtjes ka ‘strehuar’ kunatën e këshilltarit të Presidentit, Bujar  Nishani, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj  Lezhja por dhe gruaja e ish-këshilltarit  juridik të ish-kryeministrit Sali Berisha,  Hasan Metuku. Ndërsa pjesë e stafit të  Ministrisë së Jashtme vijon të jetë grua-ja e deputeti Halim Kosova si dhe vëllai i  ligjvënësit tjetër demokrat Gerti Bogdani. Një numër i madh familjarësh dhe të  afërmish të zyrtarëve demokratë janë  dhe në Ministrinë e Financave.

Vëllai i Flamur Nokës, Safet Noka vijon të punojë në këtë dikaster ministror, po ashtu  dhe Ermonela Myrtezani, mbesa e ish-ministrit të Financave, Ritvan Bode apo  bashkëshortja e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, Linda Rusmali e cila si drejtoreshë e borx-hit ka qenë e ftuar dhe në komisionet  parlamentare për të diskutuar mbi këto  çështje. Gruaja e këshilltarit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Glori Hysi vazhdon të kryej detyrën e saj në Ministrinë  e Arsimit dhe Sportit.  Akuzat për nepotizëm apo emërime të  familjarëve nuk kanë mbetur as jashtë  sallës së seancave plenare. Në seancën  e javës së kaluar mazhoranca dhe opozita debatoi gjatë mbi shkarkimet nga detyra apo dhe emërimet e familjarëve të  njërit apo tjetrit zyrtar.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena  Harito, në përgjigje të akuzave të ish-ministres Majlinda Bregu për largimet  nga puna, përmendi një listë familjarësh  të zyrtarëve demokratë që ende vijojnë  punën në administratë duke pohuar se  opozita e sotme shtiret si e shqetësuar  për largimet. “Në postën shqiptare keni  një tufë me Berishë për të cilët Kontrolli i  Lartë i Shtetit propozon me shkrim masa  disiplinore. Ua thoni pra shqiptarëve për  kë jeni të shqetësuar, për demokratët e  thjeshtë që i latë rrugëve, apo familjarët  tuaj”, – pohoi ajo. Në përgjigje të këtyre  deklaratave reagoi ish-kryeministri Sa-li Berisha i cili u fokusua jo tek të larguarit, por tek të emëruarit që, sipas tij,  janë familjarë të pushtetarëve të sotëm.  “Qytetarët janë të shqetësuar kushërirë  kur të shohin ty ministre, mbesën e Spiro  Kolekës”, – tha Berisha duke iu drejtuar  ministres Harito. Kundërpërgjigje erdhi  dhe nga republikani Fatmir Mediu, i cili  pohoi se gruaja e tij ka qenë pjesë e administratës që në vitin 1992. “Gruaja ime  punon që në vitin 1992 në administratë,  atje ka punuar gjithë kohës. Por është e  turpshme që ju merreni me gjëra të tilla  se kam qenë dhe unë ministër. Ju kërkoj  si ministre se nëse ka shkelje minimale  nga ana e bashkëshortes time sa i përket punës, merrni masa, por nëse keni atë  koncept si në ’45-ën se këta këtej janë  armiq e duhet të përgatisni skuadrën e  pushkatimit, ky është një turp”, – deklaroi  Mediu në seancën plenare të 27 marsit.

PD: 7000 të larguar nga puna

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e  informacionit në lidhje me largimet  nga administrata, por dhe për largime  masive nga puna. Deputeti i PD-së,  Oerd Bylykbashi, deklaroi pak ditë  më parë se Rama, përveç censurimit  të informacionit, do të vijojë revanshin me pushimet nga puna. “Kryeministri Rama ka frikë nga publikimi i  së vërtetës skandaloze që ka prekur  rreth 7 mijë nëpunës të administratës  dhe familjet e tyre dhe pritet të prekë  mijëra të tjerë. Ai ka frikë nga reagimi  i opinionit publik dhe protesta qytetare”, – deklaroi Bylykbashi. Sipas tij  bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe  në Ligjin për Statusin e Deputetit, deputetët e Partisë Demokratike i kanë  kërkuar informacion të gjitha ministrive mbi largimet nga puna dhe  rekrutimet e reja në administratën  e tyre dhe të institucioneve të varë-sisë por ky informacion është dhënë  vetëm nga 3 ministri. Sipas deputetit  demokrat, në Ministrinë e Drejtësisë  dhe institucionet e saj të varësisë, deri  më datë 25 shkurt raportohen zyrtarisht rreth 800 të larguar mbi bazën e  Aktit Normativ Antikushtetues. Ai tha  se Ministria e Financës dhe ajo e Kulturës kanë raportuar vetëm për aparatin e ministrisë, pa përfshirë institucione si doganat dhe tatimet, ku janë  shkarkuar qindra punonjës të tjerë që  përfitojnë statusin sipas ligjit të ri.

Qeveria shpjegon ndryshimet

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike në një  përgjigje dërguar Kuvendit  më 11 mars, pas kërkesës së deputetëve demokratë për informacion, ka sqaruar ndryshimet në administratën publike apo shkurtimet  e bëra. Në shkresën e firmosur nga  ministrja Milena Harito sqarohet se,  menjëherë me ardhjen në detyrë të  qeverisë, filloi puna për hartimin  dhe miratimin e strukturës të 16  ministrive të reja si dhe rishikimin  e strukturave të institucioneve në  varësi të kryeministrit apo ministrave të linjës. Në bazë të kësaj  analize, sipas saj, janë eliminuar  hallkat e tepërta të menaxhimit që  ngarkonin organikën e ministrive pa  detyra funksionale të mirëpërcaktuara si dhe u eliminuan strukturat  e panevojshme të cilat nuk kishin  lidhje me objektivat e qeverisë dhe  të programit të saj duke pakësuar numrin total të punonjësve për  administratën qendrore me rreth  15 %. “Pas miratimi të strukturave  dhe organikave të 16 ministrive puna vijoi me rishkimin e strukturave  dhe organikave të institucioneve në  varësi të kryeministrit apo ministrive të linjës”, – sqaron ajo. Për sa  u përket emërimeve dhe lirimeve në  institucionet në varësi të kryemin-istrit apo ministrive të linjës Harito  ka sqaruar se sipas ligjit në fuqi deri  në datën e kërkuar këto institucione  i kanë kryer në mënyrë autonome  procedurat e lirimeve dhe emërimeve për nëpunësit/punonjësit e  tyre. “Të dhënat e Regjistrit Qendror të Personelit që për 9 vjet me  radhë nuk ishte vënë në funksion  po përpunohen dhe do të përcillen  menjëherë sapo të jenë konsoliduar  nga DAP-i. Në lidhje me informacionin mbi vendet vakante, ju bëjmë  me dije se deri në datën 31 dhjetor 2013, DAP-i ka publikuar gjithsej 406 vende vakante, për të cilat  deri në datën 16 shkurt 2014, janë  realizuar 196 procedura konkurrimi  dhe janë emëruar 136 nëpunës civilë. Theksojmë se duket filluar nga  data 1 janar 2014, asnjë procedurë  e re konkurrimi nuk është shpallur,  në respekt të pikës 1, të nenit 68,  të ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, – përfundon ajo sqarimin.

Familjarët e zyrtarëve demokratë në administratën publike

Ministria e Brendshme

Ana Vocaj, bashkëshortja e ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të policisë,  Tonin Vocaj, specialiste.  Entela Konomi, e afërmja e ish-drejtorit të Emergjencave Civile, Alfred  Ollit, specialiste.  Majlinda Riska, motra e deputetit  të PD-së Luçiano Boçi, përgjegjëse  sektori. Genta Bektashi, motra e deputet-it të PD-së dhe ish-kryetarit të  Grupit Parlamentar Astrit Patozi,  specialiste. Gentian Jaholli, nipi i gruas së deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Ministria e Mbrojtjes
Kunata e këshilltarit të Presidentit,  Bujar Nishani, dhe ish-sekretarit të  Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Gruaja e ish-këshilltarit juridik të ish-kryeministrit Berisha, Hasan Metuku.

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike

Gruaja e këshilltarit të Presidentit,  Bujar Nishani, dhe ish-sekretarit të  Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja

Ministria e Jashtme

Gruaja e kreut të Kontrollit të Lartë  të Shtetit, ish-deputetit të PD-së,  Bujar Leskaj. Vajza e ish-deputetes së PD-së, Rajmonda Bulku, në ambasadën shqiptare në Greqi. Gruaja e deputetit të PD-së, Halim  Kosova. Vëllai i deputetit të PD-së, Gerti  Bogdani. Ministria e Financave Safet Noka, vëllai i deputetit të PD-së, Flamur Noka. Julia Mata, e fejuara e këshilltarit  të grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti.  Ermonela Myrtezani, mbesa e ish-ministrit të Financave Ritvan Bode, Njësia e Mbikëqyrjes Teknike. Linda Rusmali, gruaja e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Drejtë-sisë, Ilir Rusmali, drejtoreshë borxhi.

Ministria e Ekonomisë

Gruaja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Saimir Shehri.

Ministria e Arsimit  dhe Sportit

Gruaja e këshilltarit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Glori Hysi.

Kryeministri

Kunata e ish-deputetit të PD-së  dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir  Rusmaili.

Ministria e Integrimit

Mbesa e bashkëshortes së ish-kryeministrit, Liri Berisha.

]Ministria e Transportit

Kunata e ish-ministrit të Ekonomisë  dhe deputetit të PD-së Genc Ruli.  Vëllai i deputetes së PD-së, Jorida  Tabaku, Agjencia Nacionale e Trafi-kut Ajror (ANTA). Djali i deputetit të PD-së, Kastriot  Islami, ANTA.

Ministria e Energjisë dhe  Industrisë
Bashkëshortja e ish-ministrit të  Mjedisit Fatmir Mediu.

Farefisi i zyrtarëve të PD-së vijon të punojë në administratën e drejtuar nga koalicioni PS-LSI. Lista e zgjeruar e zyrtarëve që “nuk pyesin” për rotacion./shekulli/