Manchester United fiton ndaj Aston Villas

Manchester United fiton ndaj Aston Villas

Manchester United fiton ndaj Aston VillasMysafirët, të cilët gjatë këtij sezoni kanë befasuar duke mposhtur gjigantët si Arsenal, Manchester City apo Chelsea, filluan fuqishëm takimin. Ata kaluan në epërsi përmes një goli të shënuar nga Ashley Westwood nga goditja e lirë, pas vetëm 13 minutash lojë.

Por Djajtë e Kuq e morën veten shpejt duke barazuar me anë të Wayne Rooneyt në minutën e 20-të të takimit. Në fund të pjesës së parë, sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të takimit, kësaj here nga penaltia.

Siguria për United erdhi pas gati një orë lojë, kur Juan Mata shënoi për të parën herë e fanellën e Manchester United (57’).

Në minutat e fundit të takimi Javier Hernandez shënoi edhe një tjetër gol, për të vulosur fitoren e thellë të kampionëve në fuqi të Ligës Premier.
Adnan Januzaj e filloi ndeshjen nga karrigia e rezervave, duke zëvendësuar SHinji Kagawan në minutën e 68-të të takimit.

Me këtë fitore, United mbledh 54 pikë në pozitën e shtatë, 9 pikë larg pozitës së katërt, që pushtohet nga Arsenali, pozitë e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.