Lulzim Basha: video flet vetë, një atentat politik i urdhëruar nga Rama

Lulzim Basha: video flet vetë, një atentat politik i urdhëruar nga Rama

 Lulzim Basha: video flet vetë, një atentat politik i urdhëruar nga RamaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar videon, ku Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, deputetë të Partisë Socialiste akuzohen për dhunë ndaj kolegut të tyre, Gent Strazimiri.

Kreu i PD, e quan të drejtë vendimin e prokurorisë për hapjen e çështjes, ndërsa dhunën midis deputetëve, e quan një atentat politik, që sipas tij, është urdhëruar nga Kryeministri Rama.

” Faktet flasin vetë, ky nuk është një konfrontim politik, por një atentat politik, një dhunë e papranueshme, ku urdhëri është dhënë nga Rama. Një përpjekje e Ramës dhe e deputetëve, për ta paraqitur si një konfrontim politik, ku në fakt është një atentat politik”, është shprehur Basha në media.

Gjithashtu, ai ka thënë më tej, se Rama ka zgjedhur nga krahinat veriore të Shqipërisë, persona që janë me precedent penale dhe sipas tij janë akuzuar për rrëmbime, vjedhje dhe sot nënvizon ai, janë vendosur në Kuvend dhe mbrohen prej Kryeministrit Rama.