Lionel Messi: Me Suarez triumfojmë në Champions

Lionel Messi: Me Suarez triumfojmë në Champions

Lionel Messi: Me Suarez triumfojmë në ChampionsEdhe para një sfide të rëndësishme si ajo me PSG, Lionel Messi gjeti kohën për të folur në një intervistë për revistën Adidas Gameday Plus, duke u fokusuar pikërisht te Champions League, por me vështrimin të hedhur në një perspektivë më afatgjatë se aktualiteti në fazën e grupeve.

Argjentinasi foli mbi mundësinë për triumfin final në Champions duke deklaruar: Kemi shumë shpresë dhe besim. Që tani kemi shumë lojtarë të mirë dhe me aktivizimin e Luis Suarez do të përforcojmë repartin e sulmit dhe atëre mund të arrijmë objektivin tonë për të fituar Championsin.

Lionel Messi gjithsesi sqaron se ai i tiji nuk është një entuziazëm i shfrenuar pasi nënvizon edhe vështirësitë e mëdha që paraqet një mision i tillë, ndërsa shprehet: E dimë se është dicka e komplikuar, pasi ka momente shumë të vështira, por besoj se mund ti kalojmë. Championsi është special pasi aty anë më të mirët ekipet më të mira të Europës, skuadrat më të mëdha në botë, prandaj është kaq e rëndësishme.

Messi kujtoi edhe ditën kur i shënoi 5 gola Leverkusenit në Champions, duke deklaruar se kur shënoi të katërtin ishte i rëndësishëm për mënyrën se si u fitua ndeshja, por me finalizimin e pestë gjithshka ishte ndryshe, pasi ajo ishte hera e vetme që Messi ka shënuar 5 gola në një ndeshje.