Letrat e shkrimtarëve të mëdhenj deri te dashnoret dhe gratë e tyre

Letrat e shkrimtarëve të mëdhenj deri te dashnoret dhe gratë e tyre

Poeti Aleksandar Sergejeviç Pushkin, nuk ka qenë ndonjë bukurosh, por gratë e kanë dashur, në fakt janë dhënë pas tij.

Darja Dolli Mihajllovna, e bija e Alisaveta Mihajllovna, mbesa e Feld Mareshalit Kutuzov, në vitin 1829 në ditarin e saj në formë të zemrës ka shkruar: “Pushkini, shkrimtar; bisedat i zhvillon në mënyrë magjike, pa pretendime, me ndikim si zjarr.

Por është e pamundur të jesh jo më i bukur se Ai: kjo është një përzierje e të jashtmes nga majmuni dhe tigri. Sepse origjinën e ka nga të parët afrikanë, në ngjyrën e fytyrës i duket ende nuanca e zezë ndërsa ka diçka të egër në shikimin e tij”.

Sipas përshkrimit do kishim thënë se ekziston diçka mes tyre, por megjithatë është diçka e shkurtër dhe të hutuar, ka edhe letra të tjera, dhe Doli vërtetë ka qenë një vajzë sharmante, dhe tejet tërheqëse. Për shembull Imperatori Rus Aleksandi i parë, rastësisht është takuar një herë me të dhe menjëherë është dashuruar. Këtë sëmundje e marrin madje edhe princërit. Megjithatë, Pushkini nuk ka dalë në dyluftim për të, e as për 102 gratë e tjera që i ka pasur në jetë, por vetëm për Natashën, të bukurën Natashë Nikollaevna Gonçarova…

Më 18 shkurt të vitit 1831, 39 vjeçari Aleksandër Sergejeviç Pushkini, fejohet qetazi me 19 vjeçarën Natalia, në një kishë të vogël e të qetë në qendër të Moskës. Dhe, derisa ka zgjatur ceremoniali, i fejesës, nën tavolinë ka rënë kryqi i Evangjelisë, dhe njëkohësisht është fikur edhe kandili që e ka mbajtur Pushkini në dorë. Ai duke pasur parasysh atë në çka ka qenë i bindur më parë, vetëm se është zverdhur paksa, ndërsa duart kanë filluar t’i dridhen pa ndërprerë. Dikush nga të pranishmit ka aritur që sërish t’ia ndezë kandilin në dorë. Ajo që ndodhi atë ditë në kishë, ndoshta ka qenë vetëm se një plotësim i vogël i asaj që ai shkroi në ditarin e tij të fshehtë: “Dashuria e parë çdo herë është çështje ndjenjash, aq të bukura i ka memoaret e lëna pas vetes. Gruaja ime e ardhshme Natalia është dashuria ime e 103-të!“ paramendojeni 103 herë t’i ishte shuar kandili dhe 103 herë dikush t’ia kishte ndezuar atë, duke qëndruar ai para priftit që i ka martuar!

Ndërsa Natalia ka qenë vërtetë një vajzë e bukur. Ka pasur trup të përkryer, sjellje zotrore, dhe manire të përkryera. Pushkini ka qenë i lavdëruar dhe i sharë, i nderuar dhe urryer, por ajo ishte gruaja e poetit më të mirë të Rusisë. Shumica atë e konsideronin si koketuese, por e kishin me gabim. 30 vite pas vdekjes së saj ende Pushkini dërgonte letra drejtuar Natalisë. Në të gjitha kishte respekt të madh, dashuri dhe ndërime. Por, për fat keq, gjatë periudhës martesore që të dy bëjnë nga një gabim fatal: ai vazhdoi ta tradhtonte duke menduar se ajo nuk e dinte, ndërsa Natalia gënjehet dhe shkon në takim të fshehtë me Danten, dhëndri i saj për motër, i cili pas vetes kishte një sërë skandalesh.

Vrasësi i Pushkinit

Baroni Zhorzh – Sharl Dantes, vrasësi i Pushkinit, është lindur më 5 shkurt të vitit 1812 në qytetin Kolmar të Francës dhe është tridhjetë vite më i ri se Pushkini. Sipas fakteve të ruajtura, ai ishte një njeri i cili mundohej t’u pëlqente edhe grave edhe burrave. Në të njëjtën kohë ka qenë edhe intrigant i madh, por edhe njëri i vardisur. Kur u martua me Ekaterinën, motrën e Natalisë, katër vite më në moshë se ai, pa fije turpi ka kërkuar nder prej 10 000 rublave, dhe nga 500 rubla çdo muaj nga kurora. Së paku kurorëzimi nuk është kredi me këste, por, Ekaterina duhej të paguajë këstet për të qenë e dashura e tij. Vdiq në moshën 35 vjeçare, gjatë lindjes së tretë. Vajzën e pagëzuan Leoni; u rrit si ruse e vërtetë e ka lartësuar rusinë edhe poezia e burri i tezes së saj, e ka ruajtur portretin e Pushkinit nën krevatin e saj në dhomë.

Por si erdhi deri tek dyluftimi mes Pushkinit dhe Dantes? Në noteset e asaj kohe mbeti e shkruar edhe kjo; “Natalia ishte aq e bukur, saqe mundej të mos lejonte ekzistimin e krenarive tjera, por burri i saj Pushkini nuk lejonte përbuzjen e saj, duke plotësuar deri në fund fjalën e dhënë për nderin e saj. Kur filloi të botonte gazetën “Sovremenik”, Natalia ishte diçka si sekretareshë e redaksisë, gjente deri edhe letra. Në një mënyrë bënte edhe përllogaritjet, por në fakt ishte zëdhënëse e Pushkinit. Me një fjalë, jetuan të lumtur.

Dhe ja, pikërisht në këtë kohë, paraqitet Dantesi, i cili ngadalë e me hajni filloi t’i ofrohet Natalias, ndërsa ajo, ngadalë dhe pandjenja t’i thellojë ndjenjat ndaj tij, por, për fat të keq nuk ia doli. Ka besuar në tradhtinë e dhëndrit të vet ndaj të motrës; seriozisht i merrte shkrimet në letrat e tij se do të vetëvritet nëse nuk takohet me të. E frikësuar nga ajo që mund të vetëvritet, Natalia edhe duke e ditur se Pushkini e urrente Dantesin, ajo fshehtas shkon në adresën e shënuar në letër, tek shtëpia e miqes së tij Idalias.

Tentim për dhunim dhe dyluftim!

Kuptohet takimi mes Natalias dhe Dantes nuk ishte zyrtarë, dhe ai me të parë iu hodh asaj. Derisa edhe e goditi. Megjithatë, ajo disi arriti t’ia hedh dhe iku. Ende duke u dridhur dhe e thyer skajshmërisht nga dhëndri i saj, ajoa rriti në shtëpi dhe ia tregoi të gjitha Konstancias, guvernatores së fëmijëve të tyre. Gjysmë ore më vonë të njëjtën ia tregoi Pushkinit. Atij i iku truri fare, dhe, nuk zgjidhte fjalë për këta të dy. Ajo heshti dhe gëlltiti gjithçka që it ha edhe pse e dinte për tradhtine me Dollin dhe Aleksandra osipovën, për Nadezhdë Sollogup dhe Karmazinën, dhe për Galicinën dhe Polina Shishkovën… ajo e dinte se edhe po ti tregonte se i dinte këto, pushkini as që do mendonte disi të mbronte veten e tij në atë huti.
Fakt është se ai ishte me tad he asnjëherë nuk i harronte grat me të cilat ka qenë. Ajo disa muaj pas dyluftimin në ditarin e saj do shkruante; ‘Sot pata jubileun, e ndoza të njëqindëtën” Marrëveshjet për takimet asokohe bëheshin nëpër vallëzimet e ballove, por kishte edhe të ashtuquajtura banesa për të dashuruarit. Shenja është dhënë nëpër dritare, nëse perdja ka qenë e ngritur, ose ka pasur saksi me lule, atëherë terreni ka qenë i liruar. Por të kthehemi tek Pushkini dhe Natalia. Vetëm një ditë pas takimit mes Dantesit dhe Natalias, 4 nëntor 1836, Pushkini dhe shokët e tij, pranonin disa letra anonime ku shkruante se; ‘Pushkini është pranuar në radhat e brinarëve’. Një letër të tillë e ka lexuar edhe Natalia, dhe menjëherë e luti Pushkinin që ta braktiste qytetin. Por, kuptohet, krenaria e Pushkinit nuk toleronte diçka të atillë. Në vend se të largohet nga qyteti në një vend më fjalëpak, ai i dërgon thirrje Dantesit për dyluftim. Ambasadori i Holandës Hekeren, për të cilin flitej se është homo, i cili edhe më vonë do ta kaltëronte Dantesin, kishte ardhur te Pushkini që ta luste që dyluftimi të shtyhet pak. Për shkak të dasmës së caktuar të Ekaterinës dhe Dantes, Pushkini u pajtua që përballja të shtyhet për më 25 Janar. Ditën e ardhshme, tek shtëpia e Pushkinit erdhi atasheu i Francës që t’ia sjellë ftesën për dyluftim me Dantesin.

Për dyluftimin kanë ditur vetëm disa persona. E ka ditue edhe Ekaterina, motra e Natalias, por ajo nuk ka qenë e bashkëshorte kurorëzuar e dantes dhe e ka uuryer Pushkinin. Kuptohet Natalia nuk ka ditur asgjë dyluftimin. Mëngjesin fatal, duke shkuar për në dyluftim, Saja e Pushkinit është tejkaluar me atë të Natalias: ajo ka pasur shikim të dobët ndërsa Pushkini shikonte nga ana tjetër. Ta kishte parë me siguri, do bënte gjithçka për ta penguar. kanë kaluar njëri pranë tjetrit pa u parë, ndërsa tek Lumi i Zi, Pushkini ka mbërritur pothuajse njëkohësisht me Dantesin. Sekundantët e kishin shkelur borën, dhe njihnin hapat, i kishin mbushur armët dhe prisnin për t’u dhënë Pushkinit dhe Dantesit për të marrë vendet e tyre. Frynte erë e fuqishme, sytë iu ngrinin nga i ftohti. Për këtë u dha sinjali për fillim të dyluftimit një orë më herët. Pushkini i pari arriti në vendin ku duhej krisur. Sipas rregullit ai duhej të gjuajë i pari. U ndal, drejtori armën dhe merrte nishanin, por Dantesi nuk priti dhe gjuajti i pari. Duke rënë në tokë Pushkini pa gjakun që i rridhte, por disi arriti të ngrihet dhe “Pritni tha, mendoj se mundem ta gjuajë plumbin tim”. U mbajt me dorën e majtë dhe arriti të gjuante. Dantesi ra në dëborë, duke emtituar se është plagosur në gjoks. Kuptohet, aktronte. Pushkini pyeti nëse ishte i lënduar, e Dantesi duke gënjyer tha se është plagosur në gjoks, Pushkini ia ktheu “të lumtë” dhe gjuajti revolverin në borë.

Në fund Natalia nuk ishte fajtore

Poeti i madh i Rusisë, i lënduar rëndë, me pak shpirt e dërguan në shtëpi. Dëshironte t’i shohë gruan dhe fëmijët. Shtëpia ishte mbushur me njerëz, të mbushura ishin edhe rrugët përreth. Para të gjithëve në dhomë tha se, Natalia nuk ishte fajtore, dhe se asnjëherë nuk ka dyshuar në të. I ka përqafuar dhe uruar fëmijët. Ditën tjetër disa herë e thirri Natalian në dhomë; e mbante për dore dhe e shikonte në sy. Kërkoi një gotë sirup, ndërsa Natalia, u ul në gjunjë dhe i jepte me lugë. Edhe pse vështirë fliste, disa herë i tha se “ajo nuk ishte fajtore”. Vëtëm disa orë më vonë duke shikuar në librat që i kishte gjithandej nëpër dhomë pëshpëriti, “lamtumirë miq” dhe vdiq. Trupi i tij dy ditë u ekspozua në shtëpinë e tyre. I tërë qyteti, por bukvalisht, i tërë qyteti kaloi rreth sarkofagut të tij. U varros më një janar tek kisha Svetogorije në Mihajllovskoje.

Natalia ishte gruaja e Pushkinit për gjashtë vite, kurse pas vdekjes së tij iu bë gruaja e gjeneralit Lenskit dhe me të, jetoi plot 22 vite. Vdiq nga ndezja në mushkëritë e bardha, pas një ftohje të ftohtë në moshën 52 vjeçare. Gjenerali jetoi edhe plot 40 vjet. Kur vdiq e varrosën në varrin e saj. Tashi, që të dy prehen në varret e Aleksandro Nevsinskit.

Pushkin ii madh jeton larg Natalias, por edhe ajo tani më nuk është shkurtpamëse kurse Pushkini nuk shikon anash derisa kalojnë pranë njëri-tjetrit pa u parë me sajat. Kuptohet, atje dyluftim nuk do ketë, ndërsa Natalia nuk do jetë fajtore sepse, Dantes nuk ekziston për një kohë të gjatë.