Lëndohet Didier Drogba

Lëndohet Didier Drogba

Lëndohet Didier DrogbaDidier Drogba do të mungojë në disa prej ndeshjeve të ardhshme të Chelseas për shkak të një lëndimi të pësuar në stërvitje.

Mourinho ka bërë të ditur se ylli nga Bregu i Fildishtë do të mungojë në udhëtimin te Sporting Lisbona në Ligën e Kampionëve. Por, ai theksoi se përforcimi i ri Diego Costa do të jetë titullar.

“Unë nuk rrezikoj, unë marr vendime. Kosta duhet të luajë, ekziston mundësia që të lëndohet, por ndeshja është shumë e rëndësishme për ta pushuar”, u shpreh ai.

Kurse, sa i përket Drogbës – i rikthyer në klub gjatë afatit kalimtar të verës – Mourinho nuk ka dhënë informata shtesë se kur do të kthehet në dispozicion.