Kryeministri Thaçi: Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë

Kryeministri Thaçi: Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur zërave se ekipi serb ka ndërmend të kërkojë autonomi territoriale për veriun e Kosovës, ka thënë se kjo është një ëndërr e kamotshme e Serbisë por që nuk do të realizohet kurrë.

Sipas tij, bisedimet politike me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të dy vendeve.

Si raporton RTK, këto komente Thaçi i ka bërë sot gjatë inspektimit që i ka bërë punimeve përfundimtare në seksionin 5 të Autostradës Vërmicë-Merdarë. Ai e ka vlerësuar lartë punën që po bëhet në ndërtimin e autostradës.