Kinezët s’blejnë vetura japoneze

Kinezët s’blejnë vetura japoneze

Prodhuesit japonezë të makinave në panairin e Guangzhout thanë se protestat antijaponeze në Kinë, ndikuan negativisht në shitjen e automjeteve, teksa kompanitë tjera raportuan për rritje të shitjeve.

“Nissan”, “Honda”, “Toyota” dhe “Mazda” thonë se blerjet u ngadalësuan muajin e kaluar, duke e ulur në 17% pozicionin e kompanive japoneze në tregun kinez.

Noriaki Yamada, drejtori i Mazdas për Kinën, thotë se deri më tani shitjet fatkeqësisht kanë qënë më të ulëta, në krahasim me vitin e kaluar për shkak të ngadalësimit të tregut dhe rrethanave të tjera.