KFOR dështon në mbylljen e rrugëve ilegale

KFOR dështon në mbylljen e rrugëve ilegale

KFOR-i vazhdon të mos mbajë nën kontroll të gjitha rrugët alternative që serbët po vazhdojnë t’i përdorin për punët e tyre ilegale.

Zyrtarë të KFOR-it të premten nuk kanë dashur të flasin për rrugët alternativen veri dhe për mbylljen eventuale të tyre.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, bën të ditur për “Zëri”, se rrugët alternative më të shpeshta gjenden në territorin e Leposaviqit në drejtim të Novi Pazarit, rrugë këto që sipas tij janë vështirë të kontrollueshme për shkak konfiguracionit malor të tyre.

“Ka mjaft rrugë, dytësore alternative, që grupet e ndryshme vazhdojnë t’i përdorin për kontrabandë.Por më të shpeshta janë në territorin e Leposaviqit në drejtim të Novi Pazarit, për shkak se edhe kontrollimi në atë pjesë është i vështirë për shkak konfiguracionit të tyre malor”, tha Hoti.