Katy Perry dhe John Mayer

Katy Perry ia jep Mayerit çelësin e ‘folesë së dashurisë’

Edhe pse disa javë më parë mediat raportuan se lidhjes së shkurtër në mes të Katy Perry dhe John Mayer i erdhi fundi, duket se ndërprerja e përkohshme e romancës vetëm sa ka kontribuar për një lidhje edhe më të fortë. Në shenjë të pajtimit, këngëtarja i dha të dashurit të saj një çelës të ‘folesë’ së tyre të dashurisë që ndodhet në Los Angeles.“Edhe pse Johni mendon se është më e përshtatshme që të qëndrojë në ndonjë hotel kur të shkojë New York për ta vizituar Katyn, ajo këmbëngul se ai duhet të qëndrojë në shtëpinë e saj,” tha një burim për revistën amerikane “USMagazine”.

Çifti së fundmi ka vizituar ‘qytetin e dritave’, Las Vegasin, ndërsa miqtë e tyre pohojnë me vetëbesim se ata kanë shqyrtuar me seriozitetin më të madh mundësinë që të martohen në kishën e “Elvis Presley”, por në fund ata hoqën dorë nga kjo ide. Pavarësisht kësaj, ata vazhduan argëtimin e ‘çmendur’ në një prej striptiz bareve të këtij qyteti.