Kanye West e prezanton Kim me familjen

Kanye West e prezanton Kim me familjen

Reperi, Kanye West, thuhet ta ketë njoftuar Kim Kardashian me familjen e së ëmës së tij, me rastin e festës së falenderimeve.

E ëma e Kanye vidq në vitin 2007, si pasojë e disa komplikimeve nga operacionet estetike në gjinjë, dhe në pamundësi që ai ta njoftoj të dashurën me nënën e tij, Kanye së paku deshi që ta prezantojë atë para familjes të së ëmës.

“Kanye e solli Kim në Oklahoma City, një ditë pas festës së falenderimeve, për të nderuar kujtimin e nënës së tij dhe për ta njohur me familjen e saj. Kjo ishte hera e parë që ajo u takua me ta”, ka thënë një burim.

Çifti qëndruan vetëm një ditë në Oklahoma ku gjithashtu, vizituan edhe varrin e mamasë së Kanye. Sipas burimit, reperi gjithmonë e ka admiruar të ëmën dhe fakti që ai ka zgjedhur që që Kim ta shoqëroj atë në këtë ditë të veçantë, tregon që vërtetë ai është i dashuruar kokë e këmbë në bukuroshen.