Kampionati Botëror "Brazili 2014", himni i mbylljes nga Santana&Co

Kampionati Botëror “Brazili 2014”, himni i mbylljes nga Santana&Co

Kampionati Botëror "Brazili 2014", himni i mbylljes nga Santana&CoFIFA dhe “Sony Music Entertainment” kanë njoftuar gjatë së premtes se himni zyrtar i Botërorit 2014 në Brazil, që titullohet “Dar um Jeito” (Do ta gjejmë një mënyrë), do të performohet në ceremoninë e mbylljes së evenimentit në Rio de Janeiro nga Carlos Santana, Wyclef, Avicii dhe Alexandre Pires.

Në programin muzikor zyrtar të turneut ky hit do të jetë një nga hitet e albumit zyrtar të këtij Botërori, që përfshin edhe këngën zyrtare nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, ashtu si dhe një hit të regjistruar prej Ricky Martin dhe këngës së maskotit të publikuar në 2012-n nga këngëtari brazilian Arlindo Cruz.