Juventusi, gati formacionin anti-Inter

Juventusi, gati formacionin anti-Inter

Juventusi duket se është maksimalisht i përgatitur për ndeshjen e të shtunës ndaj Interit, e cila pos që ka peshën e tri pikëve ka peshë shumë të madhe morale shkaku i rivalitetit mes tifozëve dhe historisë intriguese të këtyre klubeve.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Antonio Conte tashmë e di përbërjen e tij për të shmangur disfatën e parë në 49 ndeshje, nga Interi që i ka të gjitha fitoret në udhëtim këtë sezon dhe është në ecuri prej tetë fitoreve radhazi.

Vucinic është titullar i padiskutueshëm dhe do të jetë i përkrahur nga Giovinco, ndërsa danezi pritet të aktivizohet ndaj Nordsjaelland në mesjavë.

Dilema e vetme mbetet gjendja fizike e Claudio Marchisios, i cili ka pësuar jë lëndim, por ai pritet të luajë ndaj Interit.

Formacioni i mundshëm i Juventusit (3-5-2): Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Lichtsteiner, Vidal, Pirlo, Marchisio(Pogba), Asamoah, Vucinic, Giovinco.

Buffon
Barzagli – Bonucci – Chiellini
Lichtsteiner – Vidal – Pirlo – Marchisio – Asamoah
Giovinco
Vucinic