Jeta embrionale, katër zbulime të pabesueshme rreth fetusit

Jeta embrionale, katër zbulime të pabesueshme rreth fetusit

Jeta embrionale, katër zbulime të pabesueshme rreth fetusitJeta embrionale rrethohet nga misteri dhe prandaj ka qenë shpesh objekt studimesh gjatë viteve të fundit.

Frojdi, i njohur si babai i psikoanalizës, ka hedhur hipotezën se nëntë muajt e shtatëzanisë influencojnë në mënyra të ndryshme në sjelljen e ardhshme të fëmijës.

Ja katër nga zbulimet e fundit më të pabesueshme rreth fetusit.

1. Nga java e 30-të të shatzanisë bëhet aktive ajo fazë e gjumit që quhet REM, në të cilën përqendrohet pjesa më e madhe e aktivitetit ëndërrues të një personi. Ëndrra i shërben fëmijës për të zhvilluar koren e trurit dhe për të stërvitur kujtesën është e padiskutueshme.

2. Fëmijët në barkun e nënës mësojnë të njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Thuhet se fëmijët edhe pas lindjes arrijnë të kujtojnë melodi apo zëra që kanë dëgjuar gjatë nëntë muajve. Zëri i nënës dhe i babait janë zërat e parë që fëmija arrin të dallojë menjëherë pas lindjes. Janë pikërisht këto zëra që e qetësojnë.

3. 50% e personalitetit të fëmijës formohet gjatë nëntë muajve në barkun e nënës, pjesërisht për shkak të trashëgimisë gjenetike, dhe pjesërisht për shkak të eksperiencave të përjetuara gjatë periudhës së shtatzënisë.

4. Dëshirat janë një mënyrë e adoptuar nga fëmija për t’i komunikuar nënës që shija e një ushqimi (e përcjellë nëpërmjet gjakut) i ka pëlqyer dhe do të dëshironte dhe një tjetër, prandaj gratë shtatzëna shpesh kanë kërkesa të çuditshme për ushqimet..

Nënat dduhet të jenë të qeta, duke mësuar jo vetëm ta duan fëmijën që mbajnë brenda trupit, por edhe ta respektoni, duke u përpjekur të evitoni sjellje, të cilat e dini që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e fëmijës.