Jens Stoltenberg sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Jens Stoltenberg sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Jens Stoltenberg sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Ish-kryeministri i Norvegjise, Jens Stoltenberg do të jetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.Sipas burimeve diplomatike, vendet e Nato-s kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët.

Gjithmonë sipas një burimi te NATO-s, ka pasur një konsensus për kandidaturën e tij dhe shumë shpejt do të ketë edhe një njoftim zyrtar për emërimin e tij.

Stoltenberg do të zëvendësojë Anders Fogh Rasmussen, i cili para funksionit në Aleancë ka qenë kryeministër i Danimarkës. Rasmussen është emëruar sekretar i përgjithshëm i NATO-s në fillim të gushtit 2009, derisa mandati i skadon më 30 shtator.

Stoltenberg njihet si mik i Kosovës. Ai në fund të nëntorit të vitit 2011 e kishte pritur në Oslo kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.