Ja pse titulli i Vettel është i paligjshëm

Ja pse titulli i Vettel është i paligjshëm

“Manovra ilegale”. Shtypi spanjoll ve në diskutim legjitimitetin e titullit të tretë kampion në Formula 1 të Sebastian Vettel. Sipas iberikëve, piloti i Red Bull Racing ka kryer disa parakalime në zona të pistës së Interlagos ku kishte flamuj të verdhë, të cilët ndalojnë rreptësisht të gjitha parakalimet e mundshme.

Nëse piloti gjerman do të ndëshkohej për këtë shkelje atëherë titulli do ti shkonte Fernando Alonsos. Piloti spanjoll i Ferrarit, sipas gazetës “El Mundo”, “tashmë reklamon titullin e tij”.

Manovra e Vettel është quajtur e rregullt nga komisarët e pistës në Brazil por tani pritet të shihet nëse Ferrari do ta ndjekë këtë çështje apo do ti gëzohet vendit të dytë?…