Ja çfarë ndodh kur përbini një çamçakiz

Ja çfarë ndodh kur përbini një çamçakiz

Ja çfarë ndodh kur përbini një çamçakizSigurisht që deri tani keni dëgjuar me qindra herë që se çamçakizët që përtypni mund t’ju ngjiten për lukth dhe në të të qëndrojnë plot shtatë vjet, për aq sa ju duhet kohë që të shpërbëhen. Mirëpo, ja se çfarë në të vërtetë ndodh kur përbini një çamçakiz.

është e vërtetë që çamçakizi përbëhet nga vaksi, yndyrërat dhe emulgatorët të cilët nuk shpërbëhen, mirëpo lukthi i njeriut për çdo ditë pranon sasi të konsiderueshme të ushqimit që nuk tretet, prandaj kjo nuk është e pazakontë, e as e rrezikshme për shëndetin.

Në momentin kur ju përbini çamçakizin, pjesët e tij të cilat nuk mund që të treten, mbeten në trup derisa lukthi nuk vendos se çfarë të bëjë me to, e pastaj, pas një kohe të caktuar, largohen nga organizmi.

Mirëpo, që thashethëmët për ndikimin e dëmshëm të çamçakizit të përbirë nuk janë vetë mit, dëshmon fakti që përbirja e një numri të madh të çamçakizëve përnjëherë mund që të krijojë probleme në tretje, e posaçërisht tek fëmijët e vegjël. Patjetër, kjo ndodh shumë rrallë, mirëpo edhe kur të ndodhë, nuk është i nevojshëm intervenimi urgjent i mjekut.

Kështuqë, herën tjetër kur do të keni përbirë pa dashje çamçakizin, nuk keni pse të brengoseni. Lukthi juaj do të merret me të shumë lehtë!