Itali – Shqipëri luhet me 18 nëntor

Itali – Shqipëri luhet me 18 nëntor

 Itali – Shqipëri luhet me 18 nëntorFederata Italiane e Futbollit, ka konfirmuar për Tiranën zyrtare të Futbollit zhvillimin e miqësores me Italisë dhe Shqipërisë. Mësohet se ajo, do të luhet në stadiumin “Tardini” të Parmës, më datë 18 nëntor në orën 18.00, njofton faqja e FSHF-së.

Është hera e parë që Shqipëria, do të luajë kundër Italisë në nivelin e ekipeve kombëtare A. Më parë, një gjë e tillë ka ndodhur me ekipet U-17, U-19 dhe U-21, transmeton albeu.

Ka kohë që është përfolur një ndeshje e tillë, madje zyrtarisht është folur edhe gjatë vizitës së ish-Presidentit të FIGC Abete në Tiranë. Tashmë, akordi është gjetur edhe zyrtarisht, pasi edhe të dy trajnerët Antonio Konte dhe Xhani De Biazi e kanë pëlqyer një përballje të tillë në miqësore.